Reagon Lirim Mehmetaj: E vërteta gjithmonë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas shoqërimit në polici të Gani Gecit, i cili dyshohet për veprën penale “Kanosje”.

Me një mesazh të shkurtër, Mehmetaj ka shkruar: “E vërteta gjithmonë”.

Shoqërimi i Gecit më polici vjen pas deklaratave të Mehmetajt në emisionin “Debat Plus”, ku gazetari pretendoi se ishte kontaktuar nga Geci, i cili i kishte kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Mehmetaj kishte deklaruar se, pas refuzimit të kërkesës, përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Ai bëri të ditur se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕