Gani Geci shoqërohet në polici, intervistohet nga Krimet e Rënda
Gani Geci është shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes, ku po intervistohet nga hetuesit e Krimeve të Rënda.
Pas intervistimit, pritet që prokurori të vendosë për masën e mëtejshme ndaj tij, nëse do të lirohet apo do të dërgohet në mbajtje.
Shoqërimi i Gecit në polici vjen pas rastit të raportuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci pas një postimi kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta fshinte ose ta ndryshonte postimin, por ai kishte refuzuar.
Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi, ai ishte kërcënuar dhe kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.
“Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj. /IndeksOnline/


