Flet djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht për t’u intervistuar

Valdrin Geci ka deklaruar se babai i tij, Gani Geci, është paraqitur vullnetarisht në Policinë e Kosovës, pas një telefonate nga policia.

“Unë, Valdrin Geci, deklaroj se kam qenë me babain dhe disa shokë duke pirë kafe në Che Bar. Pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës.

Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar”, ka shkruar në facebook.

Shoqërimi i Gecit në polici vjen pas rastit të raportuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci pas një postimi kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕