Sot i jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Ali Ngucati

Komuna e Skenderajt ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të veteranit dhe invalidit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ngucati, nga fshati Polac.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Komuna ka vlerësuar lart jetën dhe kontributin e të ndjerit, i cili kishte shërbyer në UÇK, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ngucati, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin.

“Jeta dhe kontributi i Ali Ngucatit mbeten pjesë e kujtesës sonë të përbashkët. Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të ndjeshme për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin e të bashkëpunojnë me të”, thuhet në telegramin e Komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕