Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare Ali (Qerim) Ngucati, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku thuhet se Ngucati ka ndërruar jetë sot, më 9 tetor 2026, pas një sëmundjeje të rëndë.

I ndjeri ishte zyrtar i lartë, i sistemuar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me rastin e vdekjes së tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Ngucatit.

Jashari ka vlerësuar lart kontributin dhe shërbimin e tij ndër vite, duke theksuar përkushtimin, nderin dhe dinjitetin me të cilin i shërbeu atdheut në të gjitha periudhat.

Ali Qerim Ngucati u lind më 12 maj 1972 dhe ndërroi jetë më 9 tetor 2026.

Nga FSK-ja kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit dhe homazheve do të njoftohet më vonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕