Zjarr në një plantacion mollësh në Skenderaj, dëmtohen rreth 5 hektarë

Një zjarr ka përfshirë një plantacion mollësh në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, transmeton DrenicaOnline.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 7 tetor 2026, ndërsa rrethanat e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura.

Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar Policinë se plantacioni i tij me mollë është përfshirë nga flakët në rrethana të paqarta.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Sipas deklarimit të pronarit, nga zjarri janë dëmtuar rreth pesë hektarë plantacion me mollë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e zjarrit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕