Mbyllet nesër për qarkullim rruga në Komoran, ky është orari
Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se rruga “Skënder Mulaku” në Komoran 3 do të jetë e mbyllur nesër për qarkullim, për shkak të punimeve që po zhvillohen për rregullimin e saj.
Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja e rrugës do të bëhet nga ora 09:00 deri në orën 17:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion u kërkohet që të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Komuna e Drenasit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme në qarkullim dhe i ka falënderuar ata për bashkëpunimin.

