Ismail Dibrani prezanton në Tiranë përvojën e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka marrë pjesë në një forum ndërkombëtar në Tiranë, ku ka prezantuar përvojën dhe rezultatet e arritura në kuadër të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Dibrani ka bërë të ditur se në emër të përfituesve të veprimit rajonal në Ballkanin Perëndimor ka prezantuar punën dhe përvojën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Fokusi i prezantimit ka qenë veçanërisht te parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgje, si dhe te rehabilitimi dhe riintegrimi i personave të privuar nga liria.

Dibrani është shprehur krenar për progresin e arritur nga SHKK-ja, duke vlerësuar kontributin e stafit dhe mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

“Vazhdojmë me përkushtim drejt avancimit të mëtejmë dhe standardeve më të larta evropiane në sistemin korrektues”, ka deklaruar Dibrani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕