Djali i Hashim Thaçit, Endriti falenderon qytetarët për përkrahje në protestë: Pafajësi dhe liri

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Endrit Thaçi tha se prania e qytetarëve dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset.

Tutje, Thaçi shkroi se për popullin ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri!.

“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕