“Ora e Pritjes” të shtunën në tri lokacione në Zvicër, Hektor Beqiri: Kosova po pret
Atdhetari dhe aktivisti Hektor Beqiri ka njoftuar se këtë të shtunë aktiviteti “Ora e Pritjes” do të shfaqet në tri lokacione në Zvicër, në shenjë solidariteti me krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Sipas njoftimit të Beqirit, mesazhi “Kosova po pret” do të shfaqet gjatë ditës në Oberfeldstrasse 14, 8302 Kloten, si dhe në Kohlestrasse 5, 8952 Schlieren.
Ndërkaq, në mesnatë, “Ora e Pritjes” do të shfaqet edhe në klubin e njohur RINORA 4.
Beqiri ka bërë të ditur se aktiviteti synon të sjellë në vëmendje kujtesën, pritjen dhe solidaritetin me krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
“Të shtunën, Kosova po pret. Një mesazh. Një Kosovë. Tregojmë se jemi aty. Tregojmë se na bashkon Kosova”, ka shkruar Beqiri.
Ai u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër që ta shpërndajnë njoftimin dhe të informojnë familjarët e miqtë e tyre për aktivitetin.



