Paraqitet në polici i dyshuari që ishte në kërkim për rastin në Drenas
Një person i dyshuar, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës lidhur me një rast të ndodhur më 3 korrik 2026 në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, është paraqitur të mërkurën në stacionin policor.
Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është paraqitur në polici më 2 shtator 2026.
Rasti fillimisht ishte cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa pas konsultimit me prokurorin është ri-cilësuar në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Pas intervistimit nga organet e rendit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

