Mbyllet përkohësisht rruga “Skënder Mulaku” në Komoran 3, qarkullimi ndalohet deri në ora 18:00

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se, për shkak të punimeve për rregullimin e rrugës “Skënder Mulaku” në Komoran 3, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 18:00.

Sipas njoftimit të komunës, mbyllja e përkohshme bëhet për të mundësuar zhvillimin më të lehtë dhe më të sigurt të punimeve në këtë segment rrugor.

Punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë kohës sa zgjasin punimet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë