Edmond Smajli nderohet me Medaljen e Komandimit për Ajër dhe Hapësirë nga Forcat Ajrore Amerikane

Edmond Smajli, djali i veprimtarit Ismet Smajli, është nderuar me “Air and Space Commendation Medal”, një dekoratë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shërbim meritor në periudhën nga 25 marsi 2025 deri më 1 shtator 2026.

Sipas certifikatës së publikuar nga Forcat Ajrore amerikane, Smajli ka shërbyer si shef i sigurisë dhe pilot instruktor në avionët T-38C, në Skuadronin e 87-të të Trajnimit Fluturues, në Bazën Ajrore Laughlin, në Teksas.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka realizuar 613 fluturime dhe ka regjistruar gjithsej 692.7 orë fluturimi.

Me angazhimin e tij, Smajli ka kontribuar në përgatitjen vjetore të 102 pilotëve të aftë dhe të gatshëm për misione luftarake.

Dekorata “Air and Space Commendation Medal” i është ndarë për kontributin dhe shërbimin e tij meritor në kuadër të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë