Dëmtoi televizorin rreth 1 mijë euro dhe kanosi pronarin e lokalit, arrestohet një person në Drenas
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Drenas, i dyshuar për asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe kanosje.
Sipas raportit policor, më 31 gusht 2026, rreth orës 09:30, një qytetar ka raportuar se në lokalin e tij, i dyshuari mashkull kosovar, me qëllim i kishte dëmtuar një televizor në vlerë rreth 1 mijë euro.
Sipas ankuesit, i dyshuari po ashtu e kishte kanosur atë.
Policia ka bërë arrestimin e të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga policia.


