Ky është i riu nga Skenderaji që ndërroi jetë pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte

Bajram Selimi nga fshat Kuqicë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua nga një objekti ku po punonte në Zubin Potok.

Lajmin e ka dhënë vet faqja e këtij fshati përmes rrjetit social “facebook”.

Bajrami ishte një punëtor i vyer, një djalë me virtyte të larta njerëzore, i respektuar dhe i dashur nga të gjithë ata që e njohën. Ishte njeri pozitiv, shok i mirë dhe punëtor i palodhur.

Postimi:

Lamtumirë, Bajram Muharrem Selimi!

Sot humbi jetën tragjikisht një bashkëvendës yni, Bajram Muharrem Selimi, nga lagjja Hogjaj.
I ndjeri ndërroi jetë tragjikisht gjatë kohës që ishte në punë, në Zubin Potok.

Bajrami ishte një punëtor i vyer, një djalë me virtyte të larta njerëzore, i respektuar dhe i dashur nga të gjithë ata që e njohën. Ishte njeri pozitiv, shok i mirë dhe punëtor i palodhur.

Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëvendësit.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve! Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.
U prehsh në paqe, Bajram Shoqi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë