Dy asamblistet e PDK-së nga Drenasi në ballë të protestës së komunave kundër Qeverisë

Dy asamblistet e PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Tringa Bujupi dhe Luljeta Elshani, morën pjesë sot në protestën e organizuar nga komunat kundër Qeverisë, duke qenë në ballë të saj.

Gjatë protestës, Bujupi ka përcjellë mesazhin: “Mos ua merrni komunave atë që u takon qytetarëve”.

Protesta e sotme ka për qëllim, ndër të tjera, mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimin e obligimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive, si dhe kundërshtimin e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Përfaqësuesit komunalë kanë kërkuar që të respektohen kompetencat dhe të drejtat financiare të komunave, duke theksuar se çdo cenim i tyre reflektohet drejtpërdrejt në shërbimet për qytetarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë