LDK-ja dhe VV-ja arrijnë marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Kandidati do të jetë Bekim Sejdiu

LDK-ja dhe VV-ja kanë arritur marrëveshje për çështjen e presidentit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se gjatë diskutimeve janë përmendur dhe shqyrtuar emra të shumtë të personaliteteve të shquara, të cilët, sipas tij, kanë dhënë kontribut profesional dhe kombëtar.

“Gjatë diskutimeve janë përmendur shumë emra të personaliteteve të shquara, që kanë dhënë kontribut profesional e kombëtar. Nga të gjithë emrat e propozuar e shqyrtuar, jemi dakorduar për një emër, Bekim Sejdiu”, ka deklaruar Abdixhiku.

Marrëveshja mes dy subjekteve politike synon të zhbllokojë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë