Shaip Kadriaj mbështet Marshin për Liri, mobilizim edhe për 16 shtatorin në Hagë
Sekretari i Përgjithshëm i Degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, ka shprehur mbështetjen për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kadriaj ka bërë të ditur se ky angazhim po zhvillohet paralelisht me organizimet për 16 shtatorin në Hagë.
“Në mbështetje të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 Shtator, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Në vazhdën e organizimit për 16 Shtatorin në Hagë!”, ka shkruar Kadriaj.
Mobilizimi i mërgatës shqiptare në Zvicër po vazhdon në prag të këtyre dy organizimeve, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

