Në Zvicër organizohet Akademi Përkujtimore për Abedin Rexhën – Sandokanin

Atdhetari Hektor Beqiri ka njoftuar për nisjen e përgatitjeve për organizimin e Akademisë Përkujtimore kushtuar Heroit Kombëtar Abedin Rexha – Sandokani, me moton “Heroi që u bë Legjendë”.

Akademia do të mbahet gjatë muajit tetor në Zvicër, ndërsa Këshilli Organizativ tashmë ka zhvilluar takimin e parë, ku morën pjesë bashkatdhetarë nga vise të ndryshme shqiptare.

Sipas Beqirit, gjatë takimit janë diskutuar dhe përcaktuar në detaje planprogrami, aktivitetet dhe mënyra e organizimit të kësaj akademie.

“Heroi Kombëtar Abedin Rexha – Sandokani i përket një dimensioni që tejkalon kufijtë e Kosovës heroike”, ka theksuar Beqiri, duke bërë të ditur se synimi është që aktiviteti të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trevat për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Organizatorët kanë theksuar se mërgimtarët mbeten të përkushtuar në ruajtjen e kujtesës dhe nderimin e figurave që kontribuuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Akademia Përkujtimore për Abedin Rexhën – Sandokanin pritet të mbahet në tetor të këtij viti në Zvicër, ndërsa detajet e tjera rreth organizimit pritet të bëhen publike në vijim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë