Fitore Pacolli jep lajmin e madh për Drenasin, 58 familje përfitojnë nga projekti 3 milionësh i banimit social
Drenasi do të përfitojë 3 milionë e 10 mijë euro për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, për realizimin e këtij projekti.
Sipas Pacollit, me këtë investim në Drenas do të ndërtohen 36 njësi të reja të banimit social, do të renovohen 15 shtëpi, ndërsa 7 të tjera do të rindërtohen për familjet e cenueshme.
Projekti, në vlerë prej 3 milionë e 10 mijë euro, financohet në tërësi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në total, 58 familje do të përfitojnë nga projekti, i cili synon krijimin e kushteve më të mira dhe më të dinjitetshme të banimit për familjet në nevojë në Drenas.


