Tragjedi në Prishtinë: 49-vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën

Një 49-vjeçar ka humbur jetën të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Rasti është raportuar rreth orës 10:00, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, 49-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat nuk ka arritur të mbijetojë. Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan deri te ngjarja tragjike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë