Të shtëna nga vetura në lëvizje në Drenas, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij në lëvizje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 gusht 2026, rreth orës 02:23.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një revole me gaz dhe 88 fishekë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë