PDK mobilizohet në Drenas para 16 shtatorit, Ajazi: Të dëshmojmë unitetin

U.D Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët i strukturave të kësaj partie, ku është diskutuar për aktivizimin dhe angazhimin politik gjatë ditëve në vijim, deri më 16 shtator.

Në takim morën pjesë zyrtar komunal ndërsa të pranishëm ishin edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deputetët Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Blerta Deliu Kodra dhe Sala Jashari.

Ajazi ka theksuar rëndësinë që, sipas tij, ka 16 shtatori, datë kur pritet vendimi përfundimtar në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“16 shtatori është një datë që e presim me besim dhe shpresë të madhe”, ka deklaruar Ajazi.

Ai ka bërë thirrje që Drenasi gjatë këtyre ditëve të dëshmojë unitet, organizim dhe gatishmëri, duke paralajmëruar angazhim të shtuar të strukturave të PDK-së dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.

Sipas Ajazit, angazhimi do të vazhdojë “me përgjegjësi politike dhe me besimin e palëkundur se drejtësia do të triumfojë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë