Temperaturat e larta/ Sami Lushtaku freskon me ujë rrugët e Skenderajt

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë, Komuna e Skenderajt ka ndërmarrë masa për freskimin e rrugëve të qytetit me ujë.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ky veprim po ndërmerret për të sjellë sadopak freski dhe lehtësim për qytetarët gjatë ditëve të nxehta.

“Për t’iu dalë përballë temperaturave të larta, po freskohen rrugët e qytetit me ujë, duke sjellë sado pak freski dhe lehtësim për qytetarët gjatë këtyre ditëve të nxehta”, ka deklaruar Lushtaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë