Gruda nga Haga: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Thaçi ishte me disponim të mirë dhe me vullnet të madh.
“Biseduam gjatë për tema të ndryshme. Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme. Po largohem nga këtu me ndjenjën se pas shpinës sime po mbetet i mbyllur jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë.”, ka shkruar Gruda.
Ai ka shtuar se 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.


