Skenderaj investon në shkolla para nisjes së vitit të ri mësimor, “Anton Çetta” merr pamje të re

Komuna e Skenderajt ka nisur renovimin dhe përmirësimin e kushteve në disa objekte shkollore, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri mësimor.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se një nga investimet është duke u realizuar në IAAP “Anton Çetta”, ku po bëhet rinovimi i tërësishëm i objektit.

Sipas Lushtakut, pas përfundimit të punimeve shkolla do të ketë një pamje krejtësisht të re, duke krijuar ambiente më moderne, komode dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ai theksoi se, pavarësisht vështirësive dhe kufizimeve buxhetore, Komuna përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit do të vazhdojë investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore.


“Investimi në arsim është investim në dije, në të ardhmen e qytetit dhe gjeneratave të reja”, ka deklaruar Lushtaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë