Incident i rëndë në Drenas: I dehuri sulmon familjarët dhe tenton ta djegë shtëpinë
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Drenas, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy gra të tjera.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 gusht 2026, rreth orës 02:30.
Policia njofton se i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy viktima të tjera. Njërës prej tyre i është ofruar tretman mjekësor.
Gjatë incidentit, i dyshuari dyshohet se ka dëmtuar edhe orenditë shtëpiake dhe ka tentuar t’ia vë flakën shtëpisë. Gjatë kësaj tentative, edhe vetë ai ka pësuar lëndime.
Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKMF, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


