Festë me të shtëna në Gllobar, intervenon Policia
Një person është arrestuar në fshatin Gllobar të Drenasit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 gusht 2026, rreth orës 21:20.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe tetë gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.



