E rëndë në Mleqan: Këmbësori humb jetën pasi goditet nga vetura
Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur të shtunën në fshatin Mleqan të Malishevës, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 15 gusht 2026, rreth orës 14:00, kur një drejtues automjeti ka goditur me veturë një këmbësor.
Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/


