Rrahje pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Drenas, tre persona arrestohen

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Drenas, pasi dyshohet se sulmuan fizikisht dy persona të tjerë pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, transmeton DrenicaOnline.

Të arrestuarit janë dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i huaj, ndërsa dy viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë