Drenicasi arrestohet pas përleshjes, policia i gjen edhe drogë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj, nën dyshimin për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

Sipas policisë, i dyshuari ishte i përfshirë në një përleshje me dy persona të tjerë, ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë i kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 6 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë