Aksident tek Parku i Biznesit në Drenas, rrokulliset një veturë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në zonën e Parkut të Biznesit në Drenas.
Në pamjet e siguruara nga Reporeri.net shihet një veturë e rrokullisur në rrugë, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë edhe një autoambulancë.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo detaje të tjera rreth aksidentit.
Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin.


