Këto janë kompanitë që sipas AUV-it kanë përdorur vaj palme në produktet e tyre
Analizat e kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në mostrat e marra gjatë periudhës prill–korrik 2026 nga inspektorët veterinarë dhe fitosanitarë kanë nxjerrë në pah shkelje të theksuara të rregullave të etiketimit dhe standardeve të sigurisë ushqimore në treg.
Nga testimet laboratorike të bëra mbi një varg produktesh të qumështit dhe nënprodukteve të tij — si djathë, gjizë, ajkë, krem pite, kos dhe margarinë — është detektuar prania e vajit të palmës dhe yndyrave bimore të cilat nuk kanë qenë të deklaruara në paketimin e produktit.
Më poshtë është lista e plotë e kompanive, që sipas AUV-it kanë përdorur vaj palme dhe yndyra bimore, gjë të cilën nuk e kanë deklaruar në etiketë.
- Aldi
- ABI Sh.p.k.
- Abrazen
- Ajka Sh.p.k.
- Anor
- BEST BT
- Bylmeti
- Dauti
- Delfini
- Elkos
- Golaj Sh.p.k.
- Korabi Purato
- Grandi
- Natyra Gd
- Korabi
- Magic Ice
- Teos Sh.p.k
- Drena Sh.p.k.
- Piko Kosova
- Proex
- Viva Fresh
- Visioni.

