Onart Gjoshi nga Drenasi shkëlqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dy medalje të argjendta për Kosovën!

Komuna e Drenasit shpreh urimet më të sinqerta për nxënësin e talentuar Onart Gjoshi, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke përfaqësuar denjësisht Republikën e Kosovës në Finalen Ndërkombëtare të NEO Science Olympiad, të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me punë, përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Onarti fitoi dy medalje të argjendta, duke u renditur në vendin e dytë në Matematikë dhe në vendin e dytë në Shkencë, një arritje që e bën krenar Drenasin dhe gjithë Kosovën.

Ky rezultat është dëshmi se të rinjtë tanë kanë potencial të jashtëzakonshëm për të konkurruar dhe për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në garat më prestigjioze.

Komuna e Drenasit e përgëzon Onartin për këtë sukses të madh, si dhe shpreh mirënjohje për familjen, mësimdhënësit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugëtimin e tij.

Urime, Onart!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë