Arrestohet një i dyshuar për tentim-vrasje në Skenderaj, konfiskohet arma që dyshohet se u përdor në rast

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin e tentim-vrasjes që kishte ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit shtesë të policisë, arrestimi është kryer më 1 gusht 2026.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, te vëllai i tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë