9-vjeçari nga Drenica shkëlqen në New York: Yll Osaj fiton medalje të artë në Shkencë dhe të argjendtë në Matematikë

Drenica ka një arsye të madhe për t’u krenuar. Yll Osaj, vetëm 9 vjeç, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në një garë ndërkombëtare të mbajtur në New York, duke përfaqësuar denjësisht talentin shqiptar.

Ylli u shpall fitues i Medaljes së Artë dhe vendit të parë në Shkencë, ndërsa njëkohësisht fitoi edhe Medaljen e Argjendtë dhe vendin e dytë në Matematikë, duke dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në të dyja fushat.

Ky rezultat është fryt i talentit, punës së palodhur dhe përkushtimit të tij, ndërsa përbën krenari jo vetëm për familjen dhe mësuesit e tij, por edhe për Drenicën dhe gjithë shqiptarët.

Në fund, është shprehur mirënjohje edhe për Neo Science Olympiad për mbështetjen e dhënë në këtë rrugëtim të suksesshëm.

Urime Yll Osajt për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe suksese edhe më të mëdha në të ardhmen!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë