Nismë e re për shëndetësinë në Kosovë, Isak Neziri dhe delegacioni gjermano-turk takojnë Bedri Hamzën
Afaristi i njohur Isak Neziri ka bërë të ditur se, së bashku me delegacionin gjermano-turk të TC Medical Point Kosova, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Sipas Nezirit, gjatë takimit është prezantuar nisma dhe puna që po zhvillohet nga TC Medical Point Kosova, si dhe mundësitë që kjo iniciativë mund të krijojë për avancimin e shëndetësisë në Kosovë, duke sjellë përvojën profesionale nga Gjermania dhe Turqia.
Ai theksoi se Bedri Hamza ka shprehur interesim për projektin dhe ka dëshmuar, siç u shpreh Neziri, një qasje serioze dhe mbështetje ndaj nismave që sjellin ide të reja dhe që synojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.






