Armend Mehaj: Çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për drejtësi
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për drejtësi, duke theksuar se ata morën armët për të mbrojtur familjet, pragun e shtëpisë dhe popullin e Kosovës.
Sipas Mehajt, liria e Kosovës u arrit me sakrificë dhe mbrojtja e atdheut nuk mund të trajtohet si krim. Ai shtoi se nuk kërkohen favore apo ndikime politike, por një drejtësi e vërtetë dhe e pavarur nga çdo presion.
“Vendi i çlirimtarëve është në shtëpitë e tyre, pranë familjeve dhe popullit për të cilin sakrifikuan gjithçka”, u shpreh Mehaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin çlirimtarët jo vetëm me fjalë, por edhe me qëndrim, zë dhe unitet, duke theksuar se mbrojtja e tyre nënkupton mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe dinjitetit të Kosovës.

