Skenderaj: Arrestohet një person, dyshohet se plagosi aksidentalisht babain
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Runik të Skenderajt.
Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv dyshohet se atje djali e ka plagosur aksidentalisht babain e tij.
Lidhur me këtë rast, ai është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Derisa viktima është dërguar për trajtim në QKUK.
Policia po e heton rastin dhe po e cilëson si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

