Qëndrim Kryeziu dhuron 200 bileta falas për të mbështetur klubet kosovare në garat evropiane
Pronari i ISP Broadcast, Qëndrim Kryeziu, ka njoftuar një iniciativë për të mbështetur klubet kosovare që po garojnë në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, kompania do të dhurojë 100 bileta falas për klientët aktivë në ndeshjen e sotme të FC Malishevës, ndërsa javën e ardhshme do të dhurojë edhe 100 bileta të tjera për ndeshjen e KF Dukagjinit në Klinë.
Kryeziu bëri të ditur se mbështetja nuk do të ndalet me kaq, pasi ISP Broadcast do të jetë pranë edhe Drita FC dhe FC Ballkanit, duke përkrahur klubet kosovare në rrugëtimin e tyre në garat evropiane.
Ai u bëri thirrje tifozëve që të mbushin stadiumet dhe t’i mbështesin klubet vendore me të njëjtin pasion që mbështesin Përfaqësuesen e Kosovës dhe Kombëtaren Shqiptare.

