Forcohet FSK-ja me 10 oficerë të rinj të diplomuar në Shqipëri
Dhjetë oficerë nga Kosova kanë diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në ceremoninë ku u diplomuan gjithsej 67 oficerë të rinj.
Ky sukses vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak. Në ceremoni mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, i cili theksoi se numri i ushtarakëve nga Kosova që ndjekin studime dhe trajnime në Shqipëri është rritur ndjeshëm.
Ministri Ejup Maqedonci uroi oficerët e sapodiplomuar për arritjen e tyre, duke u dëshiruar suksese në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të vendit.

