Ky është polici i Kosovës që u gjet i vdekur në Morinë
Një polic i Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të marte në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
IndeksOnline mëson nga burimet e saj se bëhet fjalë për Shaban Hajdarin nga Prizreni.
Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

