Komuna e Drenasit hap afatin për paraqitjen e dëmeve nga breshri

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e prekur nga reshjet e breshrit se kërkesat për vlerësimin e dëmeve do të pranohen nga 22 deri më 29 korrik 2026.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të këtij afati nuk do të pranohen më kërkesa për vlerësimin e dëmeve. Formularët mund të merren, plotësohen dhe dorëzohen çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00, në sportelet 10 dhe 11 në katin përdhes të objektit të Komunës së Drenasit.

Kërkesat duhet t’i drejtohen Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera, ndërsa duhet të shoqërohen me kopjen e letërnjoftimit, konfirmimin e llogarisë bankare, fotografi që dëshmojnë dëmet dhe, për personat juridikë, certifikatën e biznesit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë