Delegacioni i mjekëve gjermano-turq viziton Kosovën, Isak Neziri: Synojmë bashkëpunim afatgjatë në shëndetësi
Afaristi i suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, ka bërë të ditur se për herë të parë në Kosovë po qëndron një delegacion i mjekëve gjermano-turq, i udhëhequr nga Prof. Dr. Tayfun Aybek, një emër i njohur në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas Nezirit, gjatë ditëve në vijim delegacioni do të zhvillojë takime me profesionistë të shëndetësisë dhe vizita në institucione publike e private, me synimin për të vendosur bazat e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Kosovës në sektorin e shëndetësisë.
Ai e cilësoi këtë vizitë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave në shërbim të përmirësimit të sistemit shëndetësor në Kosovë./DrenicaOnline/




