Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, ka thënë për Indeksonline se rasti është raportuar më datë 21 korrik 2026, rreth orës 10:06, në fshatin Shirokë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Suharekës. Në aksident është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U., mashkull rreth 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës”, ka deklaruar Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve.
“Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitet kompetente policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi.

