Sami Lushtaku anulon aktivitetet e “Ditëve të Mërgatës” pas tragjedisë që i mori jetën dy anëtarëve të familjes Qorraj
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas aksidentit tragjik në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy anëtarë të familjes Qorraj nga fshati Pemishtë.
Lushtaku shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qorraj, të afërmit dhe miqtë e tyre, duke theksuar se e ndan dhimbjen me ta në këto momente të rënda.
“Në shenjë respekti dhe solidariteti për familjen për këtë tragjedi të rëndë, anulohen të gjitha aktivitetet e planifikuara për sonte në kuadër të manifestimit ‘Ditët e Mërgatës’”, ka njoftuar ai.
Sipas njoftimit të familjes, në aksident humbën jetën Ramiz Miftar Qorraj (69) dhe mbesa e tij, Arbëresha Qorraj. Ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 22 korrik, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Pemishtë.

