HanA Clinic – ordinanca e re gjinekologjike në Komoran që sjell standarde moderne të kujdesit për shëndetin e gruas

Komorani është bërë me një ordinancë të re gjinekologjike, e cila synon të ofrojë shërbime moderne dhe profesionale për gratë e Drenasit dhe rajonit.

HanA Clinic, nën udhëheqjen e gjinekologut Dr. Ramush Pajaziti, ka nisur punën me synimin që pacientet të kenë qasje në diagnostikim bashkëkohor dhe kujdes cilësor, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera.

Ordinanca ofron një gamë të gjerë shërbimesh gjinekologjike dhe obstetrike, duke përfshirë kontrollet rutinë, diagnostikimin e sëmundjeve gjinekologjike, përcjelljen e shtatzënisë dhe ekzaminime të avancuara me ultrazër 3D/4D.

Një nga veçoritë që e dallon HanA Clinic është investimi në teknologjinë moderne diagnostikuese, duke u bërë ordinanca e parë gjinekologjike në këtë rajon që disponon ultrazërin e avancuar GE HealthCare Voluson Performance 18, i cili ofron imazhe me cilësi të lartë dhe ndihmon në diagnostikim më të saktë e më të shpejtë.

Me staf profesional, ambiente moderne dhe pajisje të gjeneratës së fundit, HanA Clinic synon të ofrojë kujdes të besueshëm dhe standarde të larta për çdo paciente, duke e afruar shërbimin specialistik pranë komunitetit të Drenasit dhe më gjerë.

HanA Clinic ndodhet në Komoran dhe është tashmë në shërbim të të gjitha pacienteve që kanë nevojë për kujdes profesional gjinekologjik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë