Aksident me fatalitet në Komoran, një i vdekur e tre të lënduar

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit për këmbësorë në Komoran, transmeton portali DrenicaOnline.

Viktima është një vajzë ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe, sipas informacioneve të para, janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 e 30 afër udhëkryqit të vjetër.

Rasti po hetohet nga njësia e Hetimeve të Trafikut, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë sqaruar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë