24-vjeçarja humb jetën në aksidentin tragjik në Komoran

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Komoran, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.

Viktima është nga Prishtina e cila humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti, transmeton portali DrenicaOnline.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, por sipas informacioneve të para janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spital.

Aksidenti ndodhi te nënkalimi, afër udhëkryqit të vjetër ku menjëherë autoambulancat dhe policia u panë në vendngjarje.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë