Enver Dugolli emërohet Zëvendësministër i Parë i Punëve të Brendshme

Enver Dugolli ka bërë të ditur se është emëruar Zëvendësministër i Parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Përmes një njoftimi, Dugolli tha se kryeministri Albin Kurti ia ka besuar këtë detyrë, duke u shprehur i nderuar dhe mirënjohës për besimin e dhënë.

Ai theksoi se do ta mbështesë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në drejtimin e këtij dikasteri, me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë.

Dugolli u zotua se detyrën e re do ta ushtrojë me integritet dhe vendosmëri, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë